Njoftim me rëndësi nga Ministria e Mbrojtjes

Njoftim me rëndësi nga Ministria e Mbrojtjes

23:39, 24/12/2021

Ministria e Mbrojtjes i njofton kandidatët për rekrut në Forcën e Sigurisë së Kosovës, se pas pranimit të raporteve nga monitoruesit-vëzhguesit Bordi Përzgjedhës ka vazhduar me verifikimin dhe kontrollimin e kamerave dhe rezultateve të testit fizik, nga janë gjetur disa lëshime teknike dhe procedurale në fazën e testimit fizik tek disa kandidat.


Kandidatët e poshtëshënuar eliminohen nga gara e mëtutjeshme dhe nuk janë të ftuar për testin e radhës në njoftimin e publikuar me datë 23.12.2021.
Siç e kemi cekur në të gjitha njoftimet, Min9istria e Mbrojtës e mbanë të drejtën e ndryshimeve të listave në rast të gabimeve teknike apo lëshimeve eventuale.


Kandidatët e pakënaqur, kanë të drejtë ankese brenda afatit dy (2) ditor (28-29.12.2021, nga ora 0900 deri 1500). - Ankesa duhet të dorëzohet në Zyrën eRekrutimit-G1SHPFSK, Kazerma “Adem Jashari” Prishtinë ose online në emailadresën zyrtare: rekrutimi.fsk@fsk-rks.org

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco