Lëndohen disa persona në Bogë, goditen nga skijuesit

Lëndohen disa persona në Bogë, goditen nga skijuesit

21:15, 24/12/2021

Disa qytetarë janë lënduar sot në Bogë të Rugovës, pasi të njëjtit janë goditur nga skijuesit që po skijonin aty pranë.

Të lënduarve u kanë dalur në ndihmë njësitet emergjente dhe policia.

 

Një dëshmitar ka konfirmuar për Indeksonline se ndjehet i shqetësuar për shkak se kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë.

Sipas tij, kjo ndodh shpesh, pasi lokali aty pranë, që shfrytëzohet nga vizitorët, është i ndërtuar në pisten e skijimit.

Pamundësia për të ndaluar sajat ose skitë kur lëshohen ka bërë që disa herë, shumë qytetarë të goditen nga to.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco