Bërnabiq: Kurti është fanatik në ideologji, dialogu duhet të jetë prioritet i tij

Bërnabiq: Kurti është fanatik në ideologji, dialogu duhet të jetë prioritet i tij

20:56, 24/12/2021

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, u ka bërë apel faktorëve ndërkombëtar që ta rikthejnë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në tryezën e diskutimeve në Bruksel.

 

Bërnabiq për mediumin Jedinstvo ka thënë se “Kurti është fanatik në ideologji”, derisa ka vlerësuar se gjendja ekonomike në Kosovë përmirësohet vetëm me arritjen e një marrëveshjeje afatgjatë.

Megjithatë, Bërnabiqi ka kërkuar formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, si parakusht për vazhdim të dialogut.

“Nuk e shoh fare opsionin që të kthehemi tani, në periudhën para vitit 2013, të anulojmë të gjitha marrëveshjet dhe gjithçka që kemi përmbushur, kur Prishtina nuk ka përmbushur asgjë”, tha Brnabiq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco