Punëtorja e aeroportit shpëton dymuajshin (Video)

Punëtorja e aeroportit shpëton dymuajshin (Video)

20:41, 24/12/2021

Një zyrtare e aeroportit në New York ka shpëtuar një foshnjë kur nëna vërejti se nuk po merrte frymë.

Punëtorja e aeroportit ndërkombëtar të Newarkut, ka bërë teknikën e mjekimit emergjent vetëm dy muaj pas angazhimit në aeroport. Ajo kërceu pikën e kontrollit dhe arriti të shpëtonte foshnjën dymuajshe në duart e nënës së tij.

Në një komunikatë për media, aeroporti ka sqaruar se nëna e kuptoi se foshnja nuk po merrte frymë në momentin kur e mori nga ulësja për të kaluar sigurinë në aeroport.

 

Ajo kërkoi ndihmë dhe punëtorja me emrin Morales, fillimisht i jepte udhëzime se si ta ndihmonte fëmijën.

Nëna shkaku i presionit nuk mund të bënte asgjë dhe Morales kërceu për të vepruar.

Pasi arriti të shpëtonte me ndihmën e parë, foshnjës i është dhënë oksigjen nga mjekët e aeroportit dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco