Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, policia jep detaje

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, policia jep detaje

16:18, 24/12/2021

Mesditën e sotme është raportuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen “Kodra e Diellit” në Prishtinë.

Rasti e ka konfirumuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e PK-së për rajonin e Prishtinë.

Policia ka identifikuar dhe arrestuar katër persona.

“Sot rreth orës 15:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen Kodra e Diellit, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është lënduar, dyshohet nga përleshja fizike.Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është lënduar, dyshohet nga përleshja fizike. Lidhur me këtë rast deri tani janë identifikuar katër persona të dyshuar dhe të njëjtit janë arrestuar nga ana e policisë. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco