Mbi 4 milionë euro, fatura e e-mësimit në  Kosovë

Mbi 4 milionë euro, fatura e e-mësimit në Kosovë

15:37, 24/12/2021

Ministrja e Arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavci ka njoftuar se tashmë janë realizuar pagesat për të gjithë mësimdhënësit e koordinatorët që kanë qenë të angazhuar në realizimin e e-mësimit, përcjell Syri net Kosova.

 

Sipas Nagavcit fatura e kësaj ka kushtuar plotë 4 milionë euro.

 

Postimi:

 

Të gjitha obligimet ndaj mësimdhënësve, koordinatorëve dhe redaktorëve-lektorëve që kanë qenë të angazhuar në procesin e projektit e-Mësimi, do të realizohen në tërsi.

 

E lumtur që Qeveria e Republikës së Kosovës mori vendim për realizimin e pagesave për të gjithë akterët e  përfshirë në procesin e projektit të e-Mësimit, të cilëve qeveria paraprake nuk u kishte krye obligimet për punët dhe detyrat e realizuar  sipas marrëveshjes. 

Në këtë projekt ishin të angazhuar 3 koordinator, 20 redaktor-lektor dhe 156 mësimdhënës (shqiptar, turq dhe të komunitetit boshnjak). 

 

Në mledhjen e djeshme, Qeveria mori vendim për mbështetje shtesë për arsimin, me 4.110.000€ të ndara për mbulimin e obligimeve për librat në shkollat fillore dhe 86.243€, për pagesën e obligimeve për zhvillimin e mësimit online në kohë pandemie. 

 

Shpreh falënderimi  tim të veçantë për mësimdhënësit dhe akteret tjerë të përfshirë në projektin e-Mësimin për punën dhe kontributin e tyre, ku pavarësisht rrethanave të pandemisë COVID-19, mundësuan që nxënësit të mos shkëputen nga procesi mësimor, duke ofruar mësimdhënie nga distanca.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco