Shaqir Totaj qorton KEDS-in dhe qeverinë, u vonuat e na latë në terr

Shaqir Totaj qorton KEDS-in dhe qeverinë, u vonuat e na latë në terr

15:24, 24/12/2021

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka reaguar pas reduktimeve që po ndodhin në vend, raporton Syri net Kosova.

 

Totaj ka qortuar KEDS-in dhe Qeverinë që lanë qytetarët në terr.

 

“Qeveria e Kosovës dhe KEDS duhet të kishin planifikuar importimin e energjisë elektrike në kohë, që tani në dimër e në prag të festave të fundvitit qytetarët tanë të mos përballeshin me reduktime” thuhet në njoftim.

 

Postimi:

 

Sot prita në takim Drejtorin e KEDS Prizren, Ztr. Edin Demiri me të cilin biseduam rreth sfidave momentale me furnizim me rrymë dhe reduktimeve të shpeshta me të cilat po përballemi. Kërkova nga ai që të rrespektojnë orarin e rregullt të reduktimeve, meqë reduktimet janë të pashmangshme.

Ne si komunë nuk kemi asgjë në dorë, por si kryetar i Prizrenit shpreh shqetësimin tim që lagje të tëra kanë mbetur me ditë të tëra në terr.

 

Qeveria e Kosovës dhe KEDS duhet të kishin planifikuar importimin e energjisë elektrike në kohë, që tani në dimër e në prag të festave të fundvitit qytetarët tanë të mos përballeshin me reduktime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco