Finalizohet ligji që mund ta trondisë Kosovën

Finalizohet ligji që mund ta trondisë Kosovën

15:15, 24/12/2021

Ministria e Drejtësisë ka finalizuar një nga ligjet më me peshë për këtë vit.

Ministrja Albulena Haxhiu konfirmoi se është proceduar sot për në Qeveri njërin nga projektligjet më të rëndësishme, atë për themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, shkruan Syri.net Kosova..

“Ky Projektligj i cili është punuar nga ekspertët më të mirë të fushës (vendor dhe ndërkombëtar), përmban dispozita materiale dhe procedurale të cilat synojnë verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar të personave zyrtarë, familjarëve të tyre dhe personave të ekspozuar politikisht.”, ka shpjeguar Haxhiu në një postim të sajin.

Sipas kreut të MD-së,  njëkohësisht projektligji garanton respektim të drejtave të palëve në procedurë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe dokumentet ndërkombëtare.

“Parandalimi dhe ndëshkimi i keqpërdorimit të të mirave publike, ka qenë dhe mbetet njëri ndër top prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe aprovimi e implementimi i këtij Ligji, është një hap tutje i domosdoshëm për arritjen e këtij synimi.”, thekson Haxhiu më tutje në postimin e saj.

Ajo ka falenderuar të gjithë anëtarët e grupit punues për kontributin që kanë dhënë në hartimin e këtij projektligji.

Qeveria e ka në mesin e prioriteteve sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit, me theks të veçantë zbardhjen e pasurive të pajustifikueshme dhe adresimin e kësaj teme të ndjeshme.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco