Pas aksionit të batanijeve, VV akuzon PSD-në për skandalin 120 milionësh

Pas aksionit të batanijeve, VV akuzon PSD-në për skandalin 120 milionësh

15:05, 24/12/2021

Egzon Azemi, anëtar i Vetëvendosjes ka reaguar pas aksionit të PSD-së, që vendosi batanijet para qeverisë, në shenjë proteste ndaj menaxhimit të dobët të krizës energjitike, nga qeveria e Albin Kurtit.

Azemi ua ka kujtuar ish-bashkëpunëtorëve partiakë një skandal, që sipas tij mban vulën e PSD-së, shkruan Syri.net Kosova.

“PSD shumë janë kreativ. Me një kreativitet të madh deshën ta vjedhin pronën e NPB-së në vlerë mbi 120 milion euro, por dështuan.”, ka shkruar Egzon Azemi.

“Kreativ sa të dush. Hajna sa të dush.

Veç spo ju dhez.”, përfundon statusi i Azemit.

Afera e njohur si skandali i Lakrishtes, ka përfunduar në organet e drejtësisë, ndërsa proiekti i madh ndërtimor është pezulluar, pas shkeljeve të shumta dhe rrezikimit të shëndetit të banorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco