Çfarë po ndodh kështu Albin,  policia nuk ka para për shujta

Çfarë po ndodh kështu Albin, policia nuk ka para për shujta

15:01, 24/12/2021

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, gjatë raportimit para Komisionit për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes ka folur edhe për shujtat ushqimore të cilat policët nuk i marrin.

Ai ka thënë se dëshira e tyre është që të paktën policët brenda ditës të marrin një shujtë ushqimi, mirëpo kjo nuk po ndodh pasi mundësit buxhetore të Policisë së Kosovës janë të limituara.

“Njësitë speciale marrin shujta ushqimi pasi nuk mund të dalin në qytet e në vende të tjera si policët e tjerë”, ka thënë Mehmeti para deputetëve.

Ai shtoi se dëshirojnë një buxhet që do të mund të mbulonte shujtat e ushqimit për të gjithë policët e Kosovës, por që sipas tij për një gjë të tillë nuk kanë aprovim nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco