Osmani: Vuçiqi flet për bashkëpunim rajonal, derisa në anën tjetër BIA merr në pyetje qytetarët e Kosovës

Osmani: Vuçiqi flet për bashkëpunim rajonal, derisa në anën tjetër BIA merr në pyetje qytetarët e Kosovës

13:26, 23/12/2021

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq.

Në një konferencë të përbashkët Osmani ka komentuar edhe procesin e “Open Balkan”.

Osmani ka thënë se për Kosovën mbetet kyç Procesi i Berlinit sa i përket bashkëpunimit rajonal.

“Kjo iniciativë që filloi në Novi Sad, që u quajt minishengen, në fakt ka shkelur dy parime, atë të gjithëpërfshirjes, sepse s’i përfshinte të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, dhe atë të trajtimit të barabartë. Ne insistojmë që bashkëpunimi rajonal të vazhdojë në kornizën e Procesit të Berlinit, që udhëhiqet nga Gjermania e që ka për qëllim që shtetet tona t’i shtyjë drejt Bashkimit Evropian. Kosova ka bërë të qartë që alternativa e vetme është Procesi i Berlinit, ku ka vlejtur parimi i gjithëpërfshirjes dhe barabarësisë”, tha Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco