Aktivisti i LVV-së njofton se çfarë ndodhi me grupin në Facebook ‘Me kryeministrin'

Aktivisti i LVV-së njofton se çfarë ndodhi me grupin në Facebook ‘Me kryeministrin'

18:54, 01/12/2021

Aktivisti i LVV-së, Veron Hasani ka njoftuar të gjithë simpatizantët dhe mbështetësit e kryeministri Albin Kurti se faqja në facebook #mekryeministrin është deaktivizuar nga vet Facebook, shkruan syri.net Kosova.

Hasani gjatë postimit tregon arsyet pse Facebook i ka penalizuar dhe u ka deaktivizuar faqen.

Për më shumë lexoni postimin e plotë:
Të nderuar anëtarë të Lëvizjes, simpatizantë e mbështetës të kryeministrit Kurti, duam të iu njoftojmë që Facebook-u ka deaktivizuar grupin më të madh politik në Ballkan #meKryeministrin. Deaktivizimi i grupit ka ndodhur në natën e mbrëmshme dhe siç kemi mësuar arsyet janë politike.
Para pak ditësh deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, në Kuvendin e Kosovës kishte bërë një deklarim skandaloz lidhur me shqiptarët e rastit të Kumanovës. Ne si grup e kishim kundërshtuar këtë deklarim duke i dalë në mbrojtje të dënuarve nga “drejtësia” maqedone dhe kemi kërkuar nga deputetja e PDK-së që të kërkojë falje për cilësimet e bëra. Vetëm se kemi shprehur qëndrimet tona nëpërmjet komenteve dhe fotove të postuara është konsideruar që ne po shkelim standartet e vendosura nga Facebook. Materialet që ne kemi ndarë me publikun lidhur me rastin e Kumanovës janë konsideruar si violente dhe kjo pasiqë këto materiale janë raportuar nga mijëra profile të rrejshme të bëra në zyret e PDK-së dhe LDK-së.
Bashkëpunimi i LDK-së me PDK-në nuk është vetëm në kapjen e komunave dhe koalicionet e turpshme që bën, por edhe në nivel të dëmtimit të interesave qytetare dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Kapacitetet organizative, mobilizimi e mbështetja e madhe për Qeverinë Kurti e ardhur nga grupi #meKryeministrin si duket i ka trembur dhe frikësuar jashtë mase kundërshtarët politikë të VV-së dhe telallët mediatik të ish-regjimit. Frika e tyre ishte aq e madhe saqë njëri nga telallët e ish-regjimit, “gazetari” Berat Buzhala, i pati bërë thirrje qeverisë Hoti që të na arrestonte. Na kanë sulmuar nga të gjitha anët e në secilën studio televizive. Kanë propaganduar kundër nesh dhe me profile të rrejshme e inskenime në Kuvendin e Republikës bën që grupi të deaktivizohet.
Megjithatë, kjo veçse na e shton vullnetin për tu rikthyer përsëri. Ju ftojmë të gjithë juve që kontribouat aq shumë, të na bashkangjiteni në rrugëtimin e ri. Ju ftojmë që të bëheni pjesë e grupit të ri #meKryeministrin në mënyrë që të realizojmë synimet e aspiratat e përbashkëta.
 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco