Pahor thotë se duhet të formohet Asociacioni, Osmani ka një përgjigjie

Pahor thotë se duhet të formohet Asociacioni, Osmani ka një përgjigjie

12:05, 29/11/2021

Presidenti slloven, Barut Pahor është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Me këtë rast gjatë deklarimit për media, Pahor foli edhe për rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi.

Gjatë ditës së djeshme ai u shpreh se është i shqetësuar sa i përket këtij dialogu teksa shtoi se gjatë vizitës së tij në Prishtinë do të kërkojë të zbatohet gjithçka që është rënë dakord në Bruksel.

Por pas takimit me të, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Serbia nuk i ka implementuar shumicën e marrëveshjeve.

Presidentja Osmani tha se marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe nuk është implementuar për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Një marrëveshje që nuk është implementuar është sepse, parakusht është që duhet të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese ka thënë se Asociacioni nuk është në përputhje me Kushtetutën”, tha Osmani, duke theksuar se nuk mund të ketë Asociacion me kompetenca ekzekutive.

“Serbia nuk i ka implementuar as 2/3 e marrëveshjeve”, tha Osmani paraprakisht, duke vënë në pah se Serbia ende refuzon t’i shkatërrojë të gjitha strukturat ilegale dhe të mos i financojë ato. “Janë duke e terrorizuar popullatën”, shtoi Osmani.

Kurse presidenti i Sllovenisë, Pahor tha se çështjet më të rëndësishme mund të zgjidhen përmes dialogu, por tha se kushti i parë është që të respektohen marrëveshjet e arritura.

Edhe marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Pahor shtoi se duhet të respektohet nga Kosova.

“Çështjet më të rëndësishme mund të zgjidhen me dialog. Kushti i parë është që të respektohen marrëveshjet. Ne e kuptojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por për palën e tretë që nuk është nënshkruese e kësaj marrëveshjeje… Derisa të mos merreni vesh ndryshe, kjo marrëveshje duhet respektuar. Është e sigurt se gjithmonë duhet t’i kthehemi dialogut”, deklaroi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco