Policia deklarohen për shpërthimin në Fushë Kosovë

Policia deklarohen për shpërthimin në Fushë Kosovë

10:14, 29/11/2021

Gjatë ditës së sotme është raportuar për një shpërthim në lagjen ‘Dardania’ në Fushë Kosovë.

Syri.net Kosova ka kontaktuar me policinë, të cilët deklaruan se informatën për shpërthim e kanë marrë rreth orës 06:00 të mëngjesit.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, i tha Syrit se deri më tani nuk raportohet për të lënduar dhe janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Sot rreth orës 06:00 kemi pranuar informatën për një shpërthim në rrugën "Shefki Kuleta"në Fushë Kosovë".Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Rasti është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, dhe po trajtohet nga njësitet përkatëse” tha Ahmeti

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco