Drejtori i Policisë: Mund të jenë të përfshirë më shumë se një person në rastin e Gllogjanit

Drejtori i Policisë: Mund të jenë të përfshirë më shumë se një person në rastin e Gllogjanit

15:33, 27/11/2021

Drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti ka dhënë detaje rreth pistës së hetimeve për vrasjen e trefishtë që ndodhi mbrëmë në Gllogjan. 

Mehmeti tha se hetuesit policorë janë duke e ekzaminuar ende terrenin dhe se të gjitha hetimet kanë çuar në dy-tri pista të mundshme.

Ai ka thënë se aktualisht janë duke analizuar një numër të madh të informacioneve në lidhje me ngjarjen dhe se është ende herët të përcaktohet një motiv i mundshëm.

Drejtori i Policisë, nuk ka përjashtuar që në ngjarje të jenë të përfshirë më shumë se një person.

“Njësitë policore janë duke e pastruar terrenin aktualisht. Aktualisht jemi duke u përballë me informacione të shumta rreth ngjarjes, dhe kemi sjellë ekspertë që do të ekzaminojnë ato. Aktualisht mund të flasim për një sistem të tri pistave të mundshme të hetimit dhe të gjitha infdormacionet që jemi duke i mbledhë çojnë në këto pista. Ne aktualisht jemi duke biseduar me një person me mundësi të përfshirjes edhe të personave të tjerë. Për shkak të sensivitetit të rastit, ne jemi duke e përpunuar çdo informacion me shumë kujdes, është herët që ta përcaktojmë motivin. Po plas për prova preliminare që çojnë te më shumë se një të dyshuar. Deri në këtë moment nuk e kemi asnjë provë që çon te akti terrorist, apo akti që ndërlidhet me çështje religjioze”, u shpreh ai para medciave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco