Vrasja makabre në Gllogjan, urdhërohen përgjime të shumë personave

Vrasja makabre në Gllogjan, urdhërohen përgjime të shumë personave

15:01, 27/11/2021

Prokuroria e Pejës ka urdhëruar përgjimin e shumë personave në vazhdën e hetimeve për zbardhjen e vrasjes së trefshitë në Gllogjan të Deçanit.

 

Kjo u bë e ditur në një konferencë për media nga prokurorija e rastit, Sahide Gashi.

“Jemi në sigurimin e urdhëresave të Gjykatës për masa shumta të fshehta teknike dhe të vëzhgimit”, tha Gashi në konferencë për media.

Ajo gjithashtu bëri të ditur se është kryer edhe bastisje në Gllogjan mirëpo që nuk është gjetur diçka e dyshimtë.

”Janë intervistuar shumë persona. Bastisja që është zhvilluar gjatë orëve të mëngjesit nuk është siguruar ndonjë provë për identifikim të kryerësit apo kryerësve, bastisja është kryer në fshatin Gllogjan”, tha ajo. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco