Ia nisi një palë atlete të burgosurit në Dubravë, e habitshme çka gjeti policia e burgut brenda tyre

Ia nisi një palë atlete të burgosurit në Dubravë, e habitshme çka gjeti policia e burgut brenda tyre

14:28, 27/11/2021

Sot në Qendrën e Korrektuese Dubravë, rreth orës 10:35, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre.

Gjatë bastisjes rutinore në sallën e vizitave, stafi për siguri ka zbuluar se në mënyrë të kamufluar brenda atleteve sportive të sjellura nga një vizitor është gjetur substancë e dyshuar narkotike.

I burgosuri ndaj të cilit kanë qenë të dedikuara atletet sportive është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore.

Vizita është anuluar, ndërsa për rastin është njoftuar edhe policia e Kosovës. Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndrojë duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e sajImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco