Sa e çuditshme: Për raundin e dytë të zgjedhjeve, asnjë ankesë në PZAP

Sa e çuditshme: Për raundin e dytë të zgjedhjeve, asnjë ankesë në PZAP

16:45, 15/11/2021

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka bërë të ditur se asnjë ankesë nuk është dorëzuar në lidhje me raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën këtë të diel.

Këtë e ka konfirmuar kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-it, Mulë Desku.

“Ju informojmë se deri më tani nuk kemi pranuar asnjë ankesë në lidhje me raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunave që u mbajtën dje me datën 14 Nëntor 2021”, ka thënë Desku për Reporteri.

Në zgjedhjet e fundit lokale, Lista Serbe ka fituar 10 komuna, PDK-ja 9 komuna, LDK-ja 7 komuna, AAK-ja 5, LVV-ja 4 dhe Nisma 1. 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco