Filozofi i VV-së pas humbjes:  Ajo nuk përcakton pastërtinë e bordeve, as korrektësinë e gjykatave

Filozofi i VV-së pas humbjes: Ajo nuk përcakton pastërtinë e bordeve, as korrektësinë e gjykatave

16:30, 15/11/2021

Filozofi i VV-së, Elvis Hoxha, përmes një shkrimi është munduar të arsyetoj humbjen e mbrëmshme të VV-së.

Ai tha se arroganca e LVV-së nuk ishte fajtore për humbjen e Lëvizjes në këto zgjedhje.

"Duke u thënë shpesh “arroganca” e Lëvizjes, ajo po bëhet fakt. Ndërkohë po bëhet normale që në mënyrë arrogante dhe antikushtetuese rrëzohet një qeveri e ligjshme, që prokuroria nuk e godet krimin, që funksionojnë pazare mes PDK-së, LDK-së dhe mediave që mashtrojnë.’’, shkroi Hoxha.
Ai tha se kjo është epoka e Albin Kurtit, dhe kthimi i LDK, PDK dhe AAK është kthim prapa.

Ndërsa përceptimi për votën Hoxha e ndryshoi tërësisht, mbase me faktin se subjekti i tij nuk arriti të siguronte aq sa duhej,

Një gjë duhet kuptuar. Vota nuk përcakton as pastërtinë e bordeve, as korrektësinë e gjykatave dhe as ndershmërinë e prokurorëve. Vota përcakton fuqitë ekzekutive. Nëse Prishtina dhe Prizreni nuk u fitua, e kemi pakësuar mundësinë e riaftësimit të pushtetit gjyqësor."

Postimi i plotë:

Duke u thënë shpesh “arroganca” e Lëvizjes, ajo po bëhet fakt. Ndërkohë po bëhet normale që në mënyrë arrogante dhe antikushtetuese rrëzohet një qeveri e ligjshme, që prokuroria nuk e godet krimin, që funksionojnë pazare mes PDK-së, LDK-së dhe mediave që mashtrojnë.
Arroganca e Lëvizjes nga disa shihet si e tepërt, mosveprimi i shpejtë nga disa të tjerë shihet si papaftësi e Lëvizjes. Opinioni publik është një instancë që përmes këtyre justifikimeve ia kthen pushtetin lokal arrogancës 20 vjeçare.

Sa per gabimet e Lëvizjes, ato nuk kanë pse bashkojnë aktivistët e saj me argumentet e prodhuar nga mediat e regjimit të vjetër. Është e dobishme për opinionin dallimi i qëndrimeve.

Kjo është epoka e Albin Kurtit. Gjë që do të thotë subjektivitet politik i Kosovës si shtet. Kthimi i LDK-së, i PDK-së apo i AAK-së është kthim prapa edhe pse në rrafshin e komunës.

Një gjë duhet kuptuar. Vota nuk përcakton as pastërtinë e bordeve, as korrektësinë e gjykatave dhe as ndershmërinë e prokurorëve. Vota përcakton fuqitë ekzekutive. Nëse Prishtina dhe Prizreni nuk u fitua, e kemi pakësuar mundësinë e riaftësimit të pushtetit gjyqësor. Kështu që korrupsionit i lihet dorë e lirë dhe vetingu i vështirësohet realizimi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco