Lumezi gjen kohë edhe për të drejtat e kafshëve

Lumezi gjen kohë edhe për të drejtat e kafshëve

15:20, 15/11/2021

Me iniciativë të organizatës Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve, gjatë ditës së sotme u organizua një takim në mes të Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve me Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi, i shoqëruar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kujtim Munishi dhe Drejtori i Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, shkruan Syri.net Kosova.

Qëllimi i këtij takimi të përbashkët ishte diskutimi i çështjeve që lidhen me avancimin e mbrojtjes së të drejtave të kafshëve në aspektin penal, të drejta këto, që mbrohen me legjislacionin në fuqi, ndërgjegjësimin e institucioneve të drejtësisë në trajtimin e këtyre rasteve dhe angazhimin e shtuar institucional në ndjekjen penale të të gjithë atyre personave të cilët cenojnë mirëqenien e kafshëve dhe keqtrajtojnë kafshët në forma dhe mënyra të ndryshme.

"Në fund, së bashku me Prokurorin e Shtetit u dakorduam të intensifikojnë bashkëpunimin në mënyrë që mbrojtja e të drejtave të kafshëve të marrë vëmendjen e duhur të institucioneve ligjzbatuese të Republikës së Kosovës.

Organizata jonë do të mbështesë organet ligjzbatuese në këtë drejtim, por edhe do të kërkojë llogari nga po këto institucione që puna në mbrojtje të të drejtave të kafshëve të intensifikohet dhe të kryhet sipas legjislacionit në fuqi.", thuhet ne njoftimin e Organizatës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco