Azemi i VV-së i thur lavde Vitisë : Më mirë humbje se pazare

Azemi i VV-së i thur lavde Vitisë : Më mirë humbje se pazare

15:12, 15/11/2021

Anëtari i VV-së Egzon Azemi ka bërë një postim  solidarizues me Vitinë pas balotazhit, ku favorite në raundin e parë, humbi përballë kandidatit të LDK-së. Sipas Azemit, Arben Vitia u sulmua pamëshirshëm.

“ Jo nuk humbi, në fakt humbëm

U sulmua pamëshirshëm, personalisht, familjarisht. Nuk i akuzoi.

E fajësuan për Covidin që përhapej në gjithë botën, vazhdoi punoi. Tentuan ta kushtëzojnë për votë me premtime për punësime, poste e emrime nuk i pranoi. Nuk bëri pazare as me parti as me firma për ndërtime, përsëri qëndroi! Jo pse dëshiroi pushtet, por sepse dëshiroi qeverisje të mirë.”, ka vlerësuar ndër të tjerat Egzon Azemi.

Përparim Rama, është kryetari i ri në Prishtinë, që rikthen kështu pushtetin e LDK-së, pas tetë vjetësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco