Arben Gashi i reagon ashpër Isa Mustafës: Tjerat i flasim me kohë

Arben Gashi i reagon ashpër Isa Mustafës: Tjerat i flasim me kohë

14:58, 15/11/2021

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i ka reaguar ish-liderit të tij, Isa Mustafa, për atë se a kanë kërkuar zyrtarë të SHBA-së, shkarkimin e Qeverisë Kurti I.

Gashi, ka thënë se asnjëherë nuk do të ketë dy të vërteta për të njejtën gjë.Madje, Gashi ka shtuar se për të tjerat flasin me kohë.

“E verteta eshte nje dhe asnjehere nuk ka dy te verteta per te njejten gje” – miqesi e perjetshme me SHBA dhe perjetesisht me te verteten. Tjerat i flasim me kohe!”, ka shkruar Gashi.

Ditë më parë, ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, deklaroi se nuk ka qenë kërkesë e SHBA-së për ta shkarkuar Qeverinë Kurti.

Në një shkrim të tij, Mustafa tha se asnjëherë nuk ka qenë kërkesë e Richard Grenell, shkarkimi i Qeverisë Kurti I.“z. Grenell si përfaqësues i Presidentit të SHBA-ve për Kosovën (jo si emër i përveçëm) ka kërkuar nga ne që të hiqet tarifa e vënë nga Qeveria Haradinaj dhe që kjo tarifë të mos zëvendësohet me reciprocitetin, për ti dhënë shanse bashkëpunimit ekonomik në rajon dhe dialogut.I kam shkruar z. Kurtit në atë kohë se nëse nuk respektohen kërkesat amerikane për tarifat dhe nuk bashkëpunohet me SHBA-të si partner strategjik atëherë LDK, posa të kalojë faza e COVID-it, do të del nga Qeveria. Jo se do ta rrëzojë Qeverinë por DO TË DEL NGA QEVERIA KURTI. Qëndrimi në një Qeveri të tillë e cila nuk bashkëpunonte me SHBA-të ishte i pakuptimtë dhe degradues për LDK-në”

“Kurti e rrëzoi vet Qeverinë me shkeljen e Marrëveshjes së koalicionit, thekson Mustafa në shkrimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco