Nga gjysma e votave të numëruara në Prizren, Shaqir Totaj i PDK-së del fitues

Nga gjysma e votave të numëruara në Prizren, Shaqir Totaj i PDK-së del fitues

20:00, 14/11/2021

Në Prizren me gjasë do të ketë rrëzim të pushtetit aktual.

Në bazë të rezultateve që po i publikon KQZ, nga gjysma e votave të numëruara në këtë komunë, po del fitues kandidati i PDK’së.

Nga rreth 50 për qind të votave të numëruara, Shaqir Totaj i PDK’së, del të ketë marrë mbështetjen e 55.5 për qind të votave. Ndërsa kandidati i VV’së, kryetari aktual i komunës, Mytaher Haskuka, ka marrë 44.5 për qind të votave.

Në raundin e parë më së shumti vota kishte fituar kandidati i VV’së, por sipas trendit të numërimit të votave në KQZ, po del se në këtë komunë, kemi përmbysje të rezultatit në balotazh, dhe Prizreni pritet të ketë kryetar të ri.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco