Fjalosje, blerje e votës e kërcënime, gjithçka ndodhi ditën e votimeve nëpër Kosovë

Fjalosje, blerje e votës e kërcënime, gjithçka ndodhi ditën e votimeve nëpër Kosovë

16:55, 14/11/2021

Policia e Kosovës me anë të një komunikate për media ka thënë detaje për incidentet që kanë ndodhur sot kur po mbahen zgjedhjet e balotazhit në vend.

Policia e Kosovës ka thënë se përmes hartimit të urdhrit operativ policor, me kohë ka bërë të gjitha përgatitjet dhe planifikimet e saja policore lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor balotazhi 2021.

“Me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor janë bashkërenduar dhe koordinuar aktivitetet e përbashkëta me Prokurorinë e Shtetit dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, përderisa në aspektin policor janë angazhuar  një numër i mjaftueshëm i zyrtarëve policorë të profileve të ndryshme, që iu përkasin  njësiteve të ndryshme brenda Policisë së Kosovës”, ka thënë Policia e Kosovës.

Bazuar në informacionet e deritanishme të siguruara nga të gjitha drejtoritë rajonale të  Policisë së Kosovës, deri më tani janë  pranuar rreth njëzet e një (21) informacione të ndryshme, të cilat përmbajnë kryesisht raportime rreth; ndërhyrje në votim (1), fotografim të votimit (5),  fjalosje në qendër të votimit (1),  grumbullim të personave në afërsi të qendrave të votimit (7), blerje e votës (2), kanosje (1), bezdisje e qytetareve (1),  falsifikim i dokumentit të  bexhit (1), person i dehur në qendër të votimit (1) dhe mosmarrëveshje në qendër të votimit (1) informatë.

Nga këto 21 informacione të trajtuara, me vendim të prokurorëve kompetent deri më tani janë hapur tri (raste) prej tyre, (1) rast në Junik – Pejë ” Pengim i procesit të votimit” ku një person i dyshuar është ndaluar për 48 orë, (1) rast po ashtu në Junik – Pejë ” Prishje e rendit dhe qetësisë publike” ku personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt dhe (1) rast në Vushtrri ” Falsifikim i dokumentit”, i cili po ashtu ka vazhduar në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore në mënyrë profesionale karshi qytetarëve dhe vendit.

“Andaj, Policia e Kosovës, inkurajon të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës dhe njëherit të raportojnë për çdo rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor, apo edhe jashtë tyre”, bën apel policia.

Raportoni:

Nga telefonia fikse dhe mobile: 192 ose në adresën elektronike info@kosovopolice.com si dhe në stacionet më të afërta policore. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco