PSD akuzon AAK-në që po blen vota për VV-në

PSD akuzon AAK-në që po blen vota për VV-në

16:36, 14/11/2021

Arlind Hyseni e Bekim Leci nga AAK, janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi janë zënë duke blerë vota.

Kështu kanë thënë nga PSD-ja në Kamenicë, të cilët po ashtu kanë theksuar se dyshohet se janë arrestuar edhe Pajtim Jakupi, vëllai i kandidatit të AAK-së për kryetar të këtij qyteti, po ashtu edhe Kujtim Kallaba dhe një kushëri i Kadri Rrahimaj, në Kopernicë, shkruan Syri Kosova.

Madje, sipas PSD-së, në një video që e kanë hedhur, personat e apostrofuar po bëjnë shitblerje të votat.

Sipas partisë në fjalë, AAK që është në koalicion me VV-në në këtë komunë, po e bëjnë të pamundurën, qoftë edhe ilegalisht, që kandidati i VV-së për Kamenicë, të fitojë në këto zgjedhje, duke dënuar kështu, ashpër këtë veprim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco