Policia thotë se s'ka asnjë rast që ka penguar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor

Policia thotë se s'ka asnjë rast që ka penguar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor

16:28, 14/11/2021

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se pavarësisht informatave që kanë qarkulluar, deri tani nuk është hapur asnjë rast apo incident që ka penguar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Sipas Kelanit, Policia ka pranuar informata të ndryshme, por pas hetimeve, kanë konstatuar se nuk ka nevojë të hapet ndonjë rast.

“Vlerësuar në aspektin e sigurisë, procesi zgjedhor ka kaluar pa ndonjë rast që mund të ketë penguar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Ka pasur informacionet të ndryshme që i janë dhënë Policisë, për kanosje, për blerje votash, për pengim të votimit. Për të gjitha këto informacionet, Policia ka kryer hetime dhe deri më tani nuk ka asnjë rast apo incident që është hapur apo ka penguar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Të gjitha këto informata që kanë qarkulluar janë vetëm si informacione, dhe shumicën prej tyre i kemi trajtuar, por pa pasur nevojë të hapet ndonjë rast. Disa raste janë ende nën hetim dhe nëse hapet ndonjë rast, ne do t’iu informojmë”, ka thënë Kelani.

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco