Historia e saj në filmin 'Zgjoi', Fahrije Hoti inkurajon gratë të rrëfejnë vuajtjet e tyre

Historia e saj në filmin 'Zgjoi', Fahrije Hoti inkurajon gratë të rrëfejnë vuajtjet e tyre

16:22, 14/11/2021

Fahrije Hoti ka thënë se pas filmit “Zgjoi” në të cilin tregohet historia e saj, ka thënë se pret që pas këtij filmi edhe gratë tjera të rrëfejnë historitë e tyre.

Ajo ka thënë se pas këtij filmi dhe pas këtij mesazhi, të gjitha gratë duhet të tregojnë vuajtjet e tyre për gjithë këto vjet.

“Unë kam pasur fatin që me të gjitha gratë që punojmë ta shikojmë filmin. Unë shpresoj që të gjitha gjeneratat e reja ta shikojnë filmin. Ka interesim nga gjeneratat e ndryshme që ta shohin këtë film. Unë mburrem që një film është bërë mbi tragjedinë time dhe të gjitha grave të Kosovës”, ka thënë ajo.

Hoti ka shprehur se në emisionin e parë në media ka qenë në KTV e në të cilin ka treguar historinë e saj.

“Është po e njëjta histori që përgjatë gjithë kësaj kohe unë vazhdoj që së paku dy herë në javë e tregoj”, ka thënë ajo.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco