Bie Google Gmail

Bie Google Gmail

10:43, 12/11/2021

Përdoruesit e Gmail-it në mbarë botën janë përballur që herët në mëngjes me probleme aksesi në këtë aplikacion të Google për email.

Shumë llogari morën mesazhe gabimi kur përdoruesit u përpoqën të rifreskojnë ose të identifikohen në faqen e tyre.

Edhe pse arsyeja e ndërprerjes mbetet e paqartë, nga ata që raportuan probleme, 49% thanë se kishin vështirësi në hyrje, 30% kishin probleme me dërgimin e emaileve dhe 21% në përgjithësi kishin vështirësi me faqen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco