Ish-ushtari i UÇK-së vdiq në Rugovë derisa ishte duke e prerë një lis, u rrëzua dhe e zuri

Ish-ushtari i UÇK-së vdiq në Rugovë derisa ishte duke e prerë një lis, u rrëzua dhe e zuri

09:54, 12/11/2021

Një person ka vdekur dje tragjikisht në Rugovë pas rënies së një lisi.

Familjarët me anë të disa postimeve në rrjete sociale kanë bërë të ditur se viktima është Arton Lajqi, ish-ushtar i UÇK-së.

Lidhur me vdekjen e tij janë dhënë detaje edhe nga Policia e Kosovës.

I njëjti ka vdekur derisa ka qenë duke prerë një lis në pyll, dhe dyshohet se lisi është rrëzuar dhe e ka zënë duke e lënë pa shenja jete.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa ka qenë duke prerë një lis në pyll, dyshohet se lisi është rrëzuar e ka zënë viktimën, duke e lënë të vdekur. Ne vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar IML për Obduksion”, thekson raporti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco