Ndërtimet pa leje në Prishtinë 'përplasin' keq Ramën me Vitinë

Ndërtimet pa leje në Prishtinë 'përplasin' keq Ramën me Vitinë

20:53, 11/11/2021

Rama: Keni informata të pasakta, keni nevojë për 'update' zotëri Vitia

Në një debat për Prishtinën ku po diskutojnë kandidatët të cilët pretendojnë të marrin udhëheqjen e këtij qyteti janë hedhur akuza në lidhje me ndërtimet pa leje.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, i ka thënë kandidatit të LVV se nuk ka informata të sakta në lidhje me numrin e ndërtimeve pa leje në Prishtinë.

“Nuk keni informata të sakta, keni nevojë për update”, është shprehur Rama.

Kjo deklaratë e Ramës ka ardhur pasi Vitia ka deklaruar se në Prishtinë janë mbi 46 mijë ndërtime pa leje të ndërtuara.

Sipas kandidati të LDK-së në Prishtinë janë 55 mijë ndërtime pa leje aktualisht në kryeqytet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco