Zyrtarizohet koalicioni mes PDK-së dhe LDK-së në këtë komunë

Zyrtarizohet koalicioni mes PDK-së dhe LDK-së në këtë komunë

19:36, 11/11/2021

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur marrëveshje për balotazh në komunën e Klinës.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar kryetari i degës së LDK-së në Klinë, Besim Hoti.

Ky i fundit ka thënë se tanimë janë në koalicion dhe në mbështetje të kandidatit, Esat Raci për kryetar të kësaj komune.

Hoti, i cili ishte kandidat i LDK-së për kryetar të komunës, ka thënë se marrëveshja është nënshkruar më 05 nëntor.

Poashtu ai është shprehur optimist edhe për rezultatin e balotazhit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco