Pas gjysëm shekulli do renovohet Teatri i Prizrenit

Pas gjysëm shekulli do renovohet Teatri i Prizrenit

19:11, 11/11/2021

Kandidati i VV-së, Mytaher Haskuka po thotë se Prizreni është qytet i kulturës, shkruan Syri.net Kosova.

"Së shpejti do të bëjmë renovimin dhe modernizimin e tërësishëm të Shtëpisë së Kulturës në Prizren, ku nuk ka pasur investime të mirëfillta për më shumë se gjysmëshekulli. 

Kjo ndërtesë tanimë do të shërbejë si Teatri “Bekim Fehmiu”, meqë qytetarët do ta kenë edhe një bibliotekë, të ndarë nga ky objekt. 
Me këtë objekt, përveç renovimit të sallës kryesore, Prizreni për herë të parë do ta ketë galerinë e arteve, sallën alternative dhe sallën e hapur verore.", ka shkruar ai mes tjerash.

E siç dihet ai do të përballet në balotazh me Shaqir Totajn e PDK-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco