Kur kosovarët janë 'hajna përfekt', e lidhi veten me litarë për veture dhe tha se ia vodhën 3 mijë euro

Kur kosovarët janë 'hajna përfekt', e lidhi veten me litarë për veture dhe tha se ia vodhën 3 mijë euro

19:05, 11/11/2021

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi inskenoi një rast të grabitjes.

Të mërkurën Policia në Pejë ishte njoftuar se rrugën Deçan –Gjakovë, një person është i lidhur me litarë pranë një automjeti dhe se i janë grabitur 3 mijë euro.

Por hetuesit policor kanë zbuluar se ai e kishte inskenuar grabitjen vet.

Njoftimi i Policisë:

Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes, aty kanë takuar viktimën, i njëjti është dërguar ne QKMF-Deçan për trajtim mjekësor, viktima ka deklaruar se deri sa ishte duke lëvizur me veturën e tij ne drejtim të Deçanit, është ndaluar nga tre (3) persona të maskuar dhe të armatosur të cilët sias viktimës i kishin grabitur para të gatshme në vlerë rreth tremijë (3000) euro. Hetuesit  e Sektorit Rajonal për Hetime kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe lidhur me rast është informuar prokurori i shtetit për të koordinuar veprimet hetimore.

Gjatë zhvillimit të hetimeve nga hetuesit, është vërtetuar- zbuluar se viktima tani i dyshuar ka paraqitur rrejshëm veprën penale të cilësuar si ‘Grabitje’.

I njëjti, nga personi viktimë për veprën ‘ Grabitje’, tani është i dyshuar për veprën penale ‘Deklarim i rremë’, dhe me vendim të prokurorit shtetit i njëjti është ndaluar për 48 orë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco