Albin Kurti i thurë elozhe Alban Hysenit për Gjilanin

Albin Kurti i thurë elozhe Alban Hysenit për Gjilanin

18:37, 11/11/2021

Kryeministri Albin Kurti i ka ndez motorat e VV-së në prag të balotazhit, shkruan Syri.net Kosova.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Alban Hyseni është politika e re që i duhet Gjilanit. 

"Ai është zë i qetë por që dëgjohet larg. E ka dijen nga shkollimi dhe studimi, nga aktiviteti publik dhe Lëvizja VETËVENDOSJE!, nga familja e historia e këtij qyteti. Albani i përgjigjet me saktësi asaj që Gjilanit i ka munguar me vite. Biografia e angazhimeve të tij profesionale dhe politike është e pasur pavarësisht moshës së tij të re.", ka shkruar mes tjerash kryeministri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco