Kosovarët të gatshëm t’i bashkohen Ushtrisë së Kosovës

Kosovarët të gatshëm t’i bashkohen Ushtrisë së Kosovës

14:18, 10/11/2021

Shërbimi ushtarak mund të bëhët i obligueshëm në Kosovë, kështu pati deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Kuvend.

Disa herë gjatë qeverisjes së tij, Kurti ka përmendur një gjë të tillë.

“Me qeverisjen tonë shërbimi ushtarak bëhet i detyrueshëm, në përputhje me praktikat dhe standartet më të mira të vendeve të NATO-së, do të fillojmë përgatitjen për shërbimin obligativ ushtarak. Ky shërbim do të jetë në kohëzgjatje për tre muajore i cili do t’i ndihmoj FSK-së t’i përmbush detyrat dhe rolin e saj shtesë në fushën e mbrojtjes”, kishte thënë Kurti.

Por një gjë e tillë duket se do marrë kohë, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj pati thënë se për një gjë të tillë duhet një plan gjithëpërfshirës.

Shërbimin ushtarak duket se qytetarët po e mbështesin fort, sipas tyre një gjë e tillë duhet të ndodh shumë shpejt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco