Ish-Ministri i Integrimit ia qan hallin Escobarit: Ballkani është në vakuum gjeopolitik, ka shumë punë

Ish-Ministri i Integrimit ia qan hallin Escobarit: Ballkani është në vakuum gjeopolitik, ka shumë punë

10:47, 10/11/2021

Ish-Ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka, vlerëson se i Dërguari i SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar ka shumë punë për të bërë në këtë rajon.

“Ballkani është në vakuum të paparashikueshëm gjeopolitik”, ka shkruar ai

“Ende nuk ka një marrëveshje paqeje në mes të Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja e Dejtonit për Bosnjën është e bllokuar”, ka shtuar Reka.

Më tej profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare ka thënë gjithashtu se Mali i Zi është nën kërcënim serioz të vazhdueshëm.

“Maqedonia e Veriut më së gjati kandidat për BE, ende pa bisedime për pranim, ngjashëm Shqipëria, ndonëse është vendi i parë i Ballkanit Perëndimor i anëtarësuar në NATO”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco