‘Rebelohet’ Balaj e Nismës, i del në mbështetje Mytaherit të VV-së

‘Rebelohet’ Balaj e Nismës, i del në mbështetje Mytaherit të VV-së

14:11, 09/11/2021

Ish-zëvendëskryeministrja nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj – Halimaj, ka dalë kundër qëndrimit të partisë së saj për ta mbështetur Shaqir Totajn në garën për të parin e Prizrenit.

Ndryshe nga dega e kësaj partie në Prizren, Balaj – Halimi ka deklaruar se e mbështet kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskukën, i cili e quajti atë “të guximshme dhe parimore”.

“E falënderoj Albulena Balaj – Halimaj, për mbështetjen e sinqertë në balotazhin e 14 nëntorit. Prizreni nuk kthehet mbrapa dhe reformat do të vazhdojnë. Gratë në politikë janë të guximshme dhe parimore, Albulena është njëra nga ato. Albulenë, respekt për guximin, sinqeritetin dhe parimet tuaja”, shkroi ai në përshkrimin e fotografisë së përbashkët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco