Deputeti i VV-së më në fund reagon për raketën e Shqipërisë në hapësirë: Tregon ofertën e tij

Deputeti i VV-së më në fund reagon për raketën e Shqipërisë në hapësirë: Tregon ofertën e tij

14:01, 09/11/2021

Deputeti Jahja Kokaj që kishte prezantuar premtimin e tij për lansimin e një rakete në hapësirë gjatë Qeverisë së Albin Kurtit më në fund ka reaguar për lansimin e dy raketave në hapësirë nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë.

Shqipëria në fakt ka paguar kompaninë amerikane Space X për ta bërë një gjë të tillë, por Kokaj insiston se kjo do të ishte e mundur nga Kosova.

Projekti në fjalë do të kushtonte vetëm 250 mijë deri në 300 mijë dollarë.

Ai ka sulmuar mediat që nuk kanë besuar në realizimin e projektit të tij për raketën në hapësirë.

“Natyrisht, ne kuader te projekteve tona shkencore Nanoteknologjike-Kosmologjike, do ta trajtojme kete oferte me shum respekt.” – thotë z. Kokaj, derisa tregon mesazhin që i ka ardhur nga një person me emrin Parid që i bën ofertën në fjalë.

  • Statusi i plotë:

ALBSAT1 EDUKON INJORANCEN SHQIPTARE

Tani jeni të informuar se qeveria shqiptare do të lansojojë të paktën një satelit në orbitën e Tokës.

Përfitimet e tij do të jenë të shumëfishta për Shqipërinë, per bujqësinë, ekonominë, teknologjinë, sensimin në distancë dhe komunikimin.

Por ky lansim, do të luajë një rol shumë të dobishëm në uljen e injorancës intelektuale teknologjike në Shqipëri dhe Kosovë.

Kjo injorancë është shprehur muajt e fundit, sidomos në kanalet televizive dhe mediat informative në Kosovë nga militantët apo sejmenët, mos ti quaj mercenarë partiakë.

Metaforat ironike të disa injorantëve të tillë u përhapën virale, duke aluduar për pamundësinë e lëshimit të raketave, siç i quajnë ata, ose satelitëve nga trojet shqiptare.

Nisur nga rrezja e meshikzes së tyre intelektuale primitive, disa “opinionistë” që nuk përtojnë të pranojnë grushta dhe gjakderdhje para kamerave, nga ato që ai i quanin “gernaqet” (koncepte që vetëm ai i kupton me primitivizmin e tij) apo të tjerë që luftojnë vaksinimi në Gjilan e gjetiu, pa asnjë minimum turpi, bënë sekuenca filmike duke i postuar në youtube, në faqe të tjera që fatkeqësisht ofrohen pikërisht nga teknologjia moderne.


Një kuazi “inxhinjer” tjetër , ish-studenti ynë i Fakultetit Teknik, i cili padyshim i vetëdijshëm se si inxhinier nuk kishte mundësi të jetojë, ua kishte marrë zanatin e “biznesit” disa vëllezërve serbë në Pejë, ironizonte para ekranit televiziv, duke thënë se sateliti mund të vizatohet vetëm në trojet shqiptare.

Jam i lumtur që Albsat1 dhe lëshimi i tij, ri edukon këta injorantë, që dinë vetëm të shtrembërojnë apo ironizojne  me thëniet shkencore të një fizikani (shkencëtari) i cili kur pyetet nëse mund të lëshohet një raketë nga trolli shqiptar, ai pohon i bindur per nje MUNDESI te ketille,  shpjegonte kuptimin e shpejtësisë së parë dhe të dytë kozmike ( ketu perfundon roli i fizikantit).

Cektësia e nivelit të tyre intelektual, nuk e kupton që fizikani, shkencëtari nuk lëshon satelitë apo raketa. Ai sqaron dhe zhvillon këshilla shkencore, dizajnon në mënyrë krijuese aerodinamikën, lëvizjen hapësinore dhe aplikime të mundshme për të mirën e njerëzimit. Ekzekutimi ose lëshimi praktik i satelitëve bëhet nga inxhinierët.

Për të qenë më konkret, deklaratat e tyre ironizonin lëshimin e mundshëm të një RAKETE, nga troll-i ynë shqiptar. Niveli i injorancës së tyre, shprehej edhe me  pamundësinë për të bërë dallimin midis koncepteve të raketës dhe satelitit. Per kete,  kam shpjeguar se raketat kundër breshrit janë lëshuar në mënyrë rutinore nga lokacioni afër urës së Fshajt, afër Gjakovës, edhe në vitet e 80-ta. Verbëria e militantizmit të tyre fyes e helmues nuk i la ta kuptonin as këtë realitet.

Më poshtë shihet mesazhi i një inxhinieri të shkëlqyer shqiptar nga Universiteti i Torontos, Inxh. Parid Alimhillaj, me të cilin kemi bashkëpunuar vite më parë, në kuadër të institutit Alb Shkenca. Një nga punimet e tij në Konferencën e vitit 2007 mbi Ndotjen dhe Energjinë, e pata kualifikuar si një nga tre punimet më të mira. Paridi me mesazhin e tij siqe shihet, sot ofron realizimin e lansimit të një Nano rakete nga Kosova. Për këtë ai ka dhënë koston e këtij realizimi teknik me mundësi aplikimesh të ndryshme me shumë përfitime.

Natyrisht, ne kuader te projekteve tona shkencore Nanoteknologjike-Kosmologjike, do ta trajtojme kete oferte me shum respekt.

Mirembrema Prof. Kokaj,

me bahet qejfi qe jeni mire dhe qe gjithmone vazhdoni te keni interesin mbi shkencen.

Ne pergjigje te pyetjes tuaj po ju ridergoj prezantimin e rastit ku kostot jane te specifikuara pak a shume.

Gjithsesi mund te ju them se realizimi i nje sateliti dykubesh qe mendoj se ploteson me se miri nevojen e pare per kete leshim shkon rreth 250 000 – 300 000 Euro ose rreth 290 000 – 350 000 US $.

Shpresoj qe ta gjeni te vlefshem kete projekt propozim

Ju uroj nje darke sa me te kendshme

Me respekt

Paridi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco