Balotazhi i bënë bashkë LDK-në dhe VV-në në Dragash

Balotazhi i bënë bashkë LDK-në dhe VV-në në Dragash

23:31, 08/11/2021

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë arritur marrëveshje për koalicion në komunën e Dragashit.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në facebok nga faqja zyrtare e LDK-së në Dragash.

“Arrihet marrëveshja e koalicionit mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)- Dega Dragash dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV)- Qendra Sharr”, thuhet në njoftim.

Në raundin e parë të zgjedhjeve në këtë komunë, kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini, ka marrë 34.76% të votive, ndërsa LVV ka fituar 17.75% të votive.

Ndërkohë kundërkandidati nga ana e PDK-së, Shaban Shabani ka marrë 33.69%.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco