Detaje të reja rreth tragjedisë në Gjilan, si ndodhi ngjarja dhe kush mbeti i vrarë e i plagosur

Detaje të reja rreth tragjedisë në Gjilan, si ndodhi ngjarja dhe kush mbeti i vrarë e i plagosur

22:47, 08/11/2021

Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur sonte në lagjen Arbëria në Gjilan.

Këtë e ka konfirmuar nënkoloneli i Policisë së Gjilanit, Remzi Azemi.

“Mund t’ua konfirmoj se ka qenë një incident ku është përdorur arma e zjarrit dhe si rezultat një person ka ndërruar jetë ndërsa një tjetër është plagosur”, tha Azemi.

Ai shtoi se njësitet relevante janë në vendngjarje dhe po merren dhe ndriçimin e rrethanave të vrasjes.

“Njësitet tona relevante, patrollat, forenzika janë në vend të ngjarjes. Janë duke u marrë intensivisht me ndriçimin e rrethanave të vrasjes, për me pas një pasqyrë më të qartë se çfarë ka ndodhur, se çfarë ka pru deri aty dhe cilët pesona mund të jenë të involvuar në këtë rast”, tha Azemi.

Merret vesh nga burimet e Syrit se i vrari është një i ri me inicialet E.R., ndersa i plagosur ka mbetur personi me inicialet V. H.., të dy nga Gjilani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco