Loja e madhe amerikane, Serbia me dy shtete, shqiptarët me dy, pazari për njohjen e Kosovës?

Loja e madhe amerikane, Serbia me dy shtete, shqiptarët me dy, pazari për njohjen e Kosovës?

22:42, 08/11/2021

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka komentuar vizitën e zëvendësndihmës-Sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, në Banja Llukë, ku u takua me liderin e serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik.  

Escobar deklaroi pas takimit se lajm i mirë është se nuk do të ketë luftë të re në Bosnjë e Hercegovinë, ndërkohë Dodik tha se nuk do të zmbrapset nga planet e tij për shkëputje, shkruan Syri.net Kosova.

“A erdhi emisari amerikan në Sarajevë për ta parandaluar shkëputjen e Republikës Serbe nga Bosnjë-Hercegovina, apo vetëm për ta garantuar një shkëputje paqësore, pa gjakderdhje? Këtë javë do ta marrim vesh. Kohët e fundit serbët i ka kapë një siklet i madh! Duket se po na xhelozojnë. Po duan t’i kenë edhe ata dy shtete në Ballkan. Si shqiptarët. Pastaj ta kushtëzojnë njohjen e Kosovës me njohjen e Republikës Serbe të Bosnjës. Kush e di? Me gjasë një lojë tjetër e madhe është duke u përgatitur, tash pasi u prish loja e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. E Ballkani i Hapur si i ka punët? A di kush me na tregu?”, shkroi Latifi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco