Mjeku kosovar ua shkruan të njëjtën recetë me barnat e njëjta të së njëjtës kompani, 20 pacientëve

Mjeku kosovar ua shkruan të njëjtën recetë me barnat e njëjta të së njëjtës kompani, 20 pacientëve

22:24, 27/10/2021


Mjeku kosovar ua ka shkruar të njëjtën recetë me barnat e njëjta të së njëjtës kompani, 20 pacientëve, shkruan Syri.net Kosova.

Këtë e ka bërë të ditur farmacistja, Laureta Berisha-Kosumi.

"Ai momenti në barnatore ku qëllon i njejti mjek në QKMF- në afër dhe se "ndrron dorën" tuj e shkru t'njejtën recetë me të njejtat barna të një kompanie farmaceutike nja 20 pacientëve, pavarësisht moshës (shpesh ja huqke moshën e dozimin) e pavarësisht arsyes së vizitës te mjeku.
Quditërisht të gjithë pacientët kishin nevojë për pooo atë bar, të pooo asaj kompanie barnash 🙃 
Ndrrone doren pak se ju hidhërohen kompanitë tjera e ju ndëshkojnë financiarisht, arrijeni kuotën, ndihmojuniiii aman sepse secila prej tyre "ja do t'mirën pacientit" asnjëherë nuk mendojnë për vete apo nuk e kanë fare problem shitjen e barnave të tyre apo xhepin e pacientëve tanë 🤫 
Realitet më i hidhur se shtrenjtimi i çmimeve të artikujve esencial, sepse këtu nuk dëmtohet vetëm xhepi i pacientit por shëndeti i tij në terësi! 
Të bëhemi njerëzor se do japim llogari për secilën recetë të shkruar e secilin bar të dhënë pa nevojë!
Mjekësia nuk është pasurim i yni por pasurim i shëndetit psiko-fizik e social të popullit tonë nga dija jonë!", ka shkruar ajo në reagim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco