Aksioni i madh i policisë në Prishtinë me 6 të arrestuar, konfiskohen edhe vetura

Aksioni i madh i policisë në Prishtinë me 6 të arrestuar, konfiskohen edhe vetura

22:50, 20/10/2021

Drejtoria e Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës ka zhvilluar sonte në mbrëmje Prishtinë dhe rrethin një aksion të madh, ku janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar. 

Sipas informacioneve të Indeksonline në këtë aksion të madh janë konfiskuar edhe disa vetura.

Ndërkohë Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë detaje nga ky aksion.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi e ka konfirmuar se Policia po e zhvillon një aksion pa dhënë shumë detaje.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, janë duke e realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës. Pas përfundimit të operacionit policor do të njoftoheni për informacione shtesë”, ka thënë Bajrami. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco