Klinaku: As në kohën e Jugosllavisë nuk kanë qëndruar njerëzit kaq gjatë në paraburgim

Klinaku: As në kohën e Jugosllavisë nuk kanë qëndruar njerëzit kaq gjatë në paraburgim

09:02, 20/10/2021
As në kohën e Jugosllavisë nuk kanë qëndruar njerëzit kaq gjatë në paraburgim pa dalë në gjykim, tha kryetari në detyrë i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, duke iu referuar gjykimit në Hagë ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj.

“Çka kam dëgjuar unë që, edhe pse mund të ketë ndoshta ndonjë lojë këtu nga Gjykata Speciale që po kërkon nga Policia e Kosovës, që të ofrojë garanci dhe në qoftë se nuk i ka dhanë garancinë e nevojshme Policia jonë dhe institucionet e vendit, natyrisht që do të duhej ta bënin një gjë të tillë, sepse njerëzit qëndrojnë që një vit atje dhe as në kohën e Jugosllavisë nuk kanë qëndruar njerëzit kaq gjatë në paraburgim pa dalë në gjykim dhe natyrisht që institucionet tona do të duhej të bënin më tepër që të mbrohen në liri derisa të fillojë gjykimi ndaj tyre.”

Klinaku, po e sheh si lojë të Gjykatës Speciale, kërkesën e saj drejtuar Policisë së Kosovës që të ofrojë informacione në lidhje me autorizimet dhe kapacitetet e saj për të zbatuar kushtet, që kanë të bëjnë me lirimin e përkohshëm të mundshëm nga paraburgimi të drejtuesve të UÇK-së.

Mirëpo, sipas tij, institucionet e vendit, duhet të punojnë më shumë që të akuzuarit të mbrohen në liri, derisa të fillojë gjykimi ndaj tyre.

“Është turp për ta që policia nuk mund të bëjë mbrojtjen në liri, një gjykatë që është e Kosovës dhe të thuhet që Policia e Kosovës, nuk mund të garantojë mbrojtjen në liri, është pseudo-politikë e tyre që me të vërtetë përveç që është gjykatë politike këto gjëra i bën politikisht sepse me këtë rast ajo në një far forme e hedh poshtë një shtet që thirret në emër të tij. Policia e Kosovës mund të garantojë mbrojtjen në liri, më mirë se EULEX-i“, tha ai për EO.

Ai ka folur edhe për vizitat e familjarëve në Hagë, derisa thotë se ato janë të rregullta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco