Luta i ekzaltuar: Ne po kthehemi

Luta i ekzaltuar: Ne po kthehemi

19:27, 17/10/2021

Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka dalur në konferencë për media ku tha se partia të cilës i përket është rikthyer fuqishëm

Haziri, tha se duke u bazuar në mostrat që LDK merr nga terreni atëherë LDK del fituese e dyfishtë, duke rikthyer kështu besimin e qytetarëve.

Ai shtoi se në komunat ku nuk kishte Exit Poll atëherë LDK dilte edhe më lartë.

‘’ Nga mostrat që LDK i merr nga terreni, ne jemi fitues të dyfishtë. ME një përqindje dhe difrerencë të qëndrueshme, dhe në komunat ku nuk ka pasur rezultate nga EXIT POLL LDK ka dalur shumë më lartë, dhe kjo na bën të përgjegjshëm para qytetarëve tonë. Ju e keni pa që rezultatet e para tregojnë një fitore bindëse të LDK’së si parti politike, ky është një ritkhim i madh dhe i mirë, sepse e ka përmbysë një rezultat me një dallim të madh me Vetëvendosjen. Ky ritkhim i besimit na bën më të përgjegjshëm dhe më kokëulur para qytetarëve’’ tha Haziri para mediave.

Ai tutje ftoi qytetarët të mbajnë masat anti-covid dhe fitoren e festë ta bëjnë në shtëpi, për të parandaluar përhapjen e pandemisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco