Dy pleq kishin harruar se sot është dita e votimit në Kosovë: Kuku kemi menduar që është nesër

Dy pleq kishin harruar se sot është dita e votimit në Kosovë: Kuku kemi menduar që është nesër

18:01, 17/10/2021

Meqenëse sot janë zgjedhjet lokale në Kosovë, një numër i madh i qytetarëve nëpër komuna të ndryshme po votojnë.

Megjithatë, dy qytetarë të moshuar të Fushë Kosovës morën lajmin për zgjedhjet lokale nga një gazetare. Gjatë blerjes së perimeve të dy personat u pyetën se a kanë votuar, ku reaguan me habi:

‘’Kuku, kuku…Kemi mendu që duhet nesër’’, u shpreh njëri nga ta.

Ndërsa menjëherë ia lëshojnë qeset me perime shitësit, dhe vazhdojnë rrugën për në qendrën e votimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco