“Jemi mbet vetëm, të rinjtë po shkojnë jashtë vendit”, qytetarët flasin për zgjedhjet në Kamenicë

“Jemi mbet vetëm, të rinjtë po shkojnë jashtë vendit”, qytetarët flasin për zgjedhjet në Kamenicë

17:29, 17/10/2021

“Jemi mbet vetëm, të rinjtë po shkojnë jashtë vendit”, thotë mes lotëve 70-vjeçarja, e cila tregon se pesë fëmijët e saj janë detyruar të dalin jashtë vendit. Ky është i halli i saj dhe shumë banorëve të Kamenicës, të cilët nga qeverisja e re komunale presin hapjen e vendeve të reja të punës për të rinjtë.

Jetë më të mirë, e udhëheqje në shërbim të tyre po kërkojnë qytetarët e kësaj ane, të cilët të shumtë janë edhe nga diaspora.

70 vjeçarja Zylfije Berisha thotë se pret jetë më të mirë për të rinjtë, ndërkohë që shprehet se pesë fëmijët e saj kanë dalë jashtë vendit.

“Mos me i lënë me dal jashtë vendit, jemi mbet vetëm, të rinjtë po shkojnë jashtë vendit…Unë e para jam mbet vetëm, veç me një re jam. Janë dal krejt. Do gjëra për të sëmurit. Pika e parë këtu rentgeni nuk punon. Unë për vete, një kontroll, një specialist duhet me ardh për mushkëri prej Gjilani”, thotë ajo.

Për këtë ajo sot ka votuar në qendrën më të madhe të votimit në Kamenicë, në shkollën “Ismajl Qemali”.

E Shaban Berisha nga këto zgjedhje komunale kërkon udhëheqje më të mirë në shërbim të qytetarëve.

“Mendoj se duhet të ketë seriozitet më të madh ne udhëheqje. Populli mos të mashtrohet. Po e marrë votën e pastaj po bëjë çfarë të dua. Kjo nuk është në rregull. Kryetari i komunës duhet të jetë më afër popullit dhe të kuptojë brengat e tyre. Udhëheqjen ta orientoj në atë drejtim”, shton ai.

Sahit Cakolli ka ardhur nga Gjermania për të votuar për të parin e vendlindjes së tij. Ai shprehet i pakënaqur me gjendjen në Kamenicë.
“Deri tash nuk pash përmirësim prej politikës së Kosovës, kështu që sot erdhëm, ia dhamë votën dikujt kush e ka merituar. Tash ta shohim se çfarë ndodhë… Kush do që bëhet kryetar mos të bëjë gabime me i marrë lekët me i dërgu për gjep të vetin”, shprehet ai për KosovaPress.

Në Kamenicë deri në orën 15:00 kanë votuar mbi 30 për qind e qytetarëve. Ndërkaq, të drejtë vote kanë mbi 35 mijë qytetarë në 28 qendra votimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco