Aksident  te 'Kurrizi', 3 persona bëhen për spital në Prishtinë

Aksident te 'Kurrizi', 3 persona bëhen për spital në Prishtinë

16:53, 17/10/2021

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së dielës në rrugën “Isa Boletini”, në Prishtinë.

Në këtë aksident në mes të dy automjeteve, që ndodhi në afërsi të tunelit nën “Kurriz” 3 persona të lënduar janë dërguar me ambulancë për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 16:00, në lagjen Dardania, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes dy automjeteve në lëvizje.

Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona”, ka thënë, Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ajo më tej thotë se personat e lënduar janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco