Aksident në magjistralen Malishevë – Rahovec, lëndohen 7 persona

Aksident në magjistralen Malishevë – Rahovec, lëndohen 7 persona

19:28, 28/09/2021

Janë lënduar shtatë persona si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Malishevë-Rahovec.

Në aksident ishin të përfshirë tre vetura, njëra nga ta i takon Prokurorisë së Gjakovës.

Disa nga të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Gjakovë e disa të tjerë janë dërguar për në Prizren.

Rastin për Demokracia.com e bëri të ditur zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i cili tha se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

Tutje theksoi se më vonë do të bëhen të ditura detaje lidhur me aksidentin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco