Dënimet me gjoba “po inkurajojnë” recidivistët të vazhdojnë me krime edhe më të rënda

Dënimet me gjoba “po inkurajojnë” recidivistët të vazhdojnë me krime edhe më të rënda

14:44, 23/05/2024

Avokati, Qëndrim Arifi, e ka komentuar rastin e plagosjes së tre personave në Pejë, mbrëmjen e së mërkurës. Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari (tashmë i arrestuar) për vrasjen e rëndë në tentativë në Pejë, rezulton të jetë recidivist i veprave penale.

Arifi ka thënë se njëra ka arsyet që shtynë recidivistët të bëjnë krime edhe më të rënda janë dënimet me gjoba dhe jo dënimet me burgim.

“E kemi problemin edhe të ashpra e dënimeve gjyqësore, pajtohet plotësisht se kur kemi të bëjmë me recidivizëm dhe përsëritë të veprës penale është rrethanë rënduese. Të njëjtën kohë duhet në përpiqen të konsumohen krejt dispozitat e Kodit Penal, në aspektet të shqiptimit të dënimit.

Ne shohim ën shumë vepra penale, ku dënimi është jo alternativ mes gjobës dhe burgimit, po komulativ, me patjetër dytat duhet të jenë. Në shumicën e herëve e kemi vetëm njërën prej tyre e që është vetëm gjoba. Kështu që dënime e tilla, përveç tjera mund t’i inkurajojnë kryerësit e veprave penale, që të njëjtat t’i përsërisë dhe potencialisht nga një vepër shumë pak kriminale të kalohet të një vepër që është pa pathyeshme siç është në rastin e tentim vrasjes së trefishtë”, ka thënë Arifi, në “Rreth e Rrotull” të Dukagjinit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco